KIRURGJIA ORALE DHE MAKSILO-FACIALE
Vështrim i përgjithshëm
Kirurgjia Orale
Kirurgjia Orale dhe Maksilo-Faciale është një specialitet kirurgjikal-mjekësor që trajton të gjitha patologjitë e kavitetit oral, patologjitë e nofullave, problemet estetiko-funksionale të fytyrës dhe skeletit facial. Duke ditur sa të vështira dhe sa delikate janë ndërhyrjet kirurgjikale, kujdesemi duke marrë të gjitha masat e nevojshme për të ulur mundësinë e komplikacioneve dhe për ti ofruar siguri maksimale pacientëve tanë.
Sherbimet tona
Dedikimi ynë për komoditetin dhe mirëqenien tuaj
Në Clinius, komoditeti dhe mirëqenia juaj janë prioritetet tona kryesore. Që në momentin kur paraqiteni në klinikën tonë deri në trajtimet pas operacionit, ne jemi të përkushtuar për t’ju ofruar një përvojë komode dhe të rehatshme. Stafi ynë i kualifikuar është këtu për të adresuar pyetjet tuaja, për të reduktuar shqetësimet tuaja dhe për të siguruar që të ndiheni të sigurt dhe të relaksuar gjatë gjithë rrugëtimit tuaj.
Kirurgjia dento-alveolare
Ekstraksione dentare të thjeshta
Ekstraksione dentare komplekse
Ekstraksione të rrënjëve të mbetura
Ekstraksione të dhëmballëve të pjekurisë
Ekstraksione të dhëmbëve të përmbajtur
Patologjitë e artikulacionit temporo-mandibular
“Klik” (zhurma) e artikulacionit
Luksacioni temporo-mandibular
Sindromi (dhimbja) e artikulacionit temporo-mandibular
Kirurgjia e indeve të buta
Gingivektomi dhe gingivoplastikë
Zgjatje e kurorës klinike ( në rastet e buzëqeshjeve gingivare)
Frenulotomi dhe frenulektomi labiale/linguale
Shtim i forniksit ( në rastet e mungesës së kreshtë, për pacientët pa dhëmbë)
Kirurgjia implantare dhe para-implantare
Teknikat “All on 4” , “All on 6” , “All on 8”
Implantologji e guiduar
Shtim të kockës autologe ose heterologe (në rastet e mungesës së kockës)
Shtim të gingivës (në rastet e mungesës së gingivës)
Ngritja e madhe e sinusit maksilar
Ngritja kreshtale e sinusit maksilar
Tumore beninje
Tumoret e indeve të buta : Fibroma, Papiloma, Lipoma, Epulis, etj.
Tumoret e kockës : Ameloblastoma, Odontoma, Osteoma, Kodroma, etj.
Injeksione të acidit hialuronik dhe botoksit
Shtim i volumit të buzëve
Mbushje e rrudhave
Trajtimi i bruksizmit
Patologjitë e gjëndrave të pështymës
Bllokimi i gjëndrave nga gurët salivarë
Mukocelet e buzës
Ranula sublinguale
Traumatologjia
Luksacionet e dhëmbëve
Intrudimi, ekstrudimi apo avulsioni i dhëmbëve
Fraktura korono-radikulare e dhëmbëve
Fraktura e proçesit alveolar
Laçerimi i indeve të buta
Trajtimet kirurgjikale-ortodontike
Minividat dhe miniimplantet për ankorim
Zbulimi i dhëmbëve të përmbajtur
Kortikotomia
Zgjidhni Clinius
Zgjidhni Clinius për nevojat tuaja të kirurgjisë orale dhe përjetoni kujdesin ekspert, vëmendjen e personalizuar dhe teknologjinë më të avancuar. Kirurgët tanë të aftë oral prioritizojnë komoditetin dhe sigurinë tuaj, duke ofruar zgjidhje të shpejta dhe efektive për shqetësime të ndryshme të shëndetit oral.